Një inxhinier robotik francez, Jean-Louis Constanzaka ka ndërtuar një kostum robotik për djalin e tij të quajtur Oscar që ta ndihmonte të ecë. I mituri ishte i paralizuar dhe e kishte të vështirë të ecte, por me kostumin robot të ndërtuar nga babai gjithçka është më e lehtë.
Djali e aktivizon kostumin vetëm duke thënë “Robot, çohu në këmbë” dhe më pas ai mund të eci.
Jean-Louis themeloi kompaninë që ndërton kostume të ngjashme dhe i lejon përdoruesit për t ë ecur disa orë në ditë.
Ky produkt përdoret në disa spitale të vendit, por ende nuk është në dispozicion për përdorim të gjerë për shkak të kostos së saj, prej rreth 150 mijë eurove.