Kaos në Kakavijë, shqiptarët përballen me të papriturën

0
Kaos në Kakavijë, shqiptarët përballen me të

Në Pikën Kufitare të Kakavijes shqiptarët nuk janë lejuar nga pala greke të vazhdonin udhëtimin në shtetin fqinj.

Mësohet se shkak për këtë është bërë testi i shpejtë që kishin kryer në Shqipëri. Ekipi i EODY, sipas informacioneve, nuk i njeh testet e shpejta duke iu kërkuar udhëtarëve kryerjen e një testi të shpejt në moment.

Sipas burimeve nga pala greke, mësohet se kjo gjë ka ndodhur pasi ka disa laboratorë privatë në Shqipëri që kryejnë testin e shpejtë, por nuk kanë certifikimin e nevojshëm në testet specifike. Organet e vetme që kanë teste të shpejta të certifikuara janë spitalet publike. Fakti që testet e shpejta nuk njihen i detyron udhëtarët të kryejnë testin PCR.

Artikulli i mëparshëmPublikohet studimi i fundit: Efektiviteti i kësaj vaksine anti-Covid zbehet pas gjashtë muajsh
Artikulli i radhësNuk ka qetësi! Tërmeti shkund Shqipërinë, ja sa ishte magnituda