Një copë tortë nga martesa e Princit Charles dhe Lady Diana Spencer mund të shitet deri në 500 paund në ankand.
Ajo iu dha Moyra Smith, një anëtare e familjes së Nënës Mbretëreshë në Clarence House, e cila ruajti pjesën e sipërme të saj me anë të një letre kuzhine, shkruan “BBC”.
“Duket se është në të njëjtën gjendje të mirë, por ne këshillojmë që të mos e hani,”- tha Chris Albury.
Ajo do të dalë në ankand më 11 gusht.
Zonja Smith e mbajti atë në një enë të vjetër dhe ngjiti një etiketë të shkruar me dorë në kapak: “Trajtojeni me kujdes – Torta e dasmës së Princit Charles dhe Princeshës Diana”.
Ajo e shkruajti këtë letër më 27 korrik 1981.
Familja e saj ia shiti tortën një koleksionisti në vitin 2008 dhe tani doli në ankand 40 vjet pasi Charles dhe Diana u martuan.
Princi i Uellsit dhe Zonja Diana Spencer, e cila u bë Princesha e Uellsit, u martuan në Katedralen e Shën Palit më 29 korrik 1981.
Çifti u ndanë 11 vjet më vonë në 1992, dhe u divorcuan në 1996.
Copa e madhe e tortës, e cila është një prej 23 tortave të dasmës, përmban stemën mbretërore me ngjyrë të artë, të kuqe, blu dhe argjend.