Raportohet se një sulm me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Berlin. Sipas mediave gjermane ngjarja ndodhi në një parking dyqanesh.
Katër persona kanë mbetur të plagosur ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Ndërkohë autori ka mundur t’i shpëtojë policisë dhe tashmë ndodhet në arrati. Tashmë policia po punon për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.