Një ngjarje e rëndë u shënua sot në Tale në Lezhë.
Një 27-vjeçar është mbytur duke bërë plazh. Bëhet me dije se është mbytur shtetasi Paulin Rrasa, banor në Ishull Lezhë.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, kemi marrë njoftim për një shtetas ende të paidentifikuar, i cili dyshohet të jetë mbytur në plazhin e Tales, Lezhë.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit të mbytur.