Policia e Shtetit njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër, ka nisur procedimi penal si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi në kredi”, “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” në ngarkim të shtetasve: B. T., 33 vjeç; A. A., 42 vjeç, banues në Tiranë (punonjës të një institucioni mikrofinanciar).
Sipas njoftimit këta shtetas dyshohet se kanë aplikuar për llogari të një 35-vjeçari duke përpiluar kontratë huamarrje me qëllim blerje me kredi nëpërmjet institucionit të tyre, duke i faturuar padrejtësisht shlyerjen e kredisë 35-vjeçarit.