Pas mesazheve ‘pikante’ të ambasadores Kim, Sali Berisha zbulon bisedën me Lulzim Bashën: Nuk i kërkova asgjë dhe as…

0
Pas mesazheve ‘pikante’ të ambasadores Kim, Sali Berisha

-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha zbuloi se sot ka folur me Bashën pas deklaratave të ambasadores së SHBA teksa thotë se as i tha gjë dhe as i kërkoi.

‘’Kam folur me Bashën pas deklaratave të Yuri Kim. Basha nuk më tha gjë as i kërkova gjë. Unë jam në misioni tim të besuar nga qytetarët, sepse PD nuk mund të dhunojë të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Unë ftoj cilindo përfaqësues të SHBA-ve dhe çdo person tjetër që të paraqesë një fakt të vërtetë kundër meje, por ato nuk ekzistojnë.’’- thotë Berisha.

Më tej ai shton se nuk po e vendos në pozitë kryetarin e PD, por deklaron se një parti nuk meriton të ekzistojë nëse nuk qëndron mbi dinjitetin njerëzor.

‘’Bashën nuk po e vë në pozitë. Pozitë e vështirë për të do të ishte nëse nuk do të qëndroja për dinjitetin njerëzor. Një parti që nuk qëndron për këto parime, meriton të mos ekzistojë. Kjo është e qartë për çdo demokrat.’’- tha ish-kryeministri për RTV Ora.

Artikulli i mëparshëmBarack Obama do organizojnë një festë madhështore për 60-vjetorin e lindjes/ Ka një kërkesë për të gjithë të ftuarit
Artikulli i radhësVideo që po ‘thyen’ rrjetin/ E gënjeu duke i thënë se po shkonte në treg, gruaja kap ‘mat’ burrin me të dashurën në qendrën e vaksinimit, shihni reagimin e saj