Një video po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale, ku shihet reagimi i ashpër i një brazilianeje që ka zbuluar tradhtinë e bashkëshortit të saj.
Ky i fundit, i kishte thënë gruas se do të dilte për të bërë Pazar, por në të vërtetë, ai ishte duke shkuar për të shoqëruar të dashurën, në një qendër vaksinimi.
Ai nuk e kishte ditur që e shoqja, po në të njëjtën ditë dhe orar, do të ikte për të bërë vaksinën dhe mësoi tradhtinë e të shoqit.
Më pas gruaja ka nisur t’i sulmojë të dashurën e burrit, ndërsa ky i fundit, mundohet të qetësojë gruan.
Si pasojë e dashura ka pësuar disa dëmtime të lehta, ndërsa nuk dihet ende asgjë për fatin e burrit.
E o cara que foi levar a amante pra vacinar e encontrou a mulher e a cunhada na fila? pic.twitter.com/HTAxkpEECy
— Jhon | (@jhonhenriqueofc) July 21, 2021