Bëhet me dije se një 58-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e rënies nga lartësia mëngjesin e sotëm në Tiranë. Sipas policisë shtetasi SH.B ka humbur jetën menjëherë pas rënies nga lartësia, ndërkohë që nuk dihen ende rrethanat, nëse kemi të bëjmë me ngjarje aksidentale apo të qëllimshme.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 04:50, të mëngjesit të sotëm, dyshohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Sh. B., rreth 58 vjeç. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.