Tragjike! 24-vjeçarja i jep fund jetës në shtëpinë e prindërve, ishte nënë e një fëmije

0
Tragjike! 24-vjeçarja i jep fund jetës në shtëpinë e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec.

Një 24 vjeçare nga fshati Losnik i Pogradecit ka varur veten në haurin e lopës, aty ku kishte shkuar për të vizituar prindërit e saj.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. E reja ishte e martuar në Prrenjas, ndërkohe trupi është sjellë në morgun e Pogradecit.

Njoftimi i policise:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 01.08.2021, në mbrëmje, në fshatin Losnik, Pogradec, në banesë, është gjetur e vetëvarur shtetasja R. D., rreth 24 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Artikulli i mëparshëm‘Aromë’ diktature! Tre shtete evropiane s’u japin rrogën mjekëve nëse nuk vaksinohen
Artikulli i radhësMakina dhe shtëpi të zhytura në ujë, ky është qyteti që rrezikon të zhduket!