Personi që shihni në foto është Benjamin Robert Williams aka Bambi, 38 vjeç, i cili sipas policisë së Floridës akuzohet si vrasësi i 27 vjeçares më origjinë nga Libohova, Joana Peca.
Policia ka bërë vëzhgimet e kamerave të sigurisë dhe ka kqyrur vendngjarjen, derisa doli në një përfundim të asaj se çfarë ndodhi në vendin e krimin në Kopshtit Memorial ‘Ëoodlaën’ në Shën Petersburg rreth orës 17:30 të së shtunës së kaluar.
Joana Peca u gjet e vdekur nga policia. Dallohej qartë se e reja kishte marrë disa plagë me armë zjarri. Sipas hetuesve, Ëilliams dhe Peca kishin një fëmijë së bashku të cilin 27-vjeçarja e mbante në dorë kur Ëilliams dyshohet se e qëlloi atë në fytyrë disa herë.
Vrasësin e dyshuar 38-vjeçar policia e ka shpallur në kërkim.