Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë, ku edhe ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen e të ndjerit Andrea Haxhiaj, që sot fatkeqësisht humbi jetën në zjarrin e tërbuar që përfshiu zonën e Lunxhërisë në Gjirokastër
Rama shprehet se po vijon pa pushim operacioni për shuarjen e flakëve.
“Vazhdojnë papushim me mundin e sakrificat e forcave të emergjencave civile e të atyre të ushtrisë, operacionet tejet të vështira të shuarjes së zjarreve, të cilat janë përhapur si epidemi në krejt vendet e Mesdheut e jo vetëm.
Ngushëllime vëllazërore familjes së të ndjerit Andrea Haxhiaj, që sot fatkeqësisht humbi jetën në zjarrin e tërbuar që përfshiu zonën e Lunxhërisë në Gjirokastër…”