I jepet çmimi lojtari i vitit në Hungari, Uzuni: Luani është i uritur, më e mira po vjen…

0
Uzuni

Myrto Uzuni është kthyer në protagonist kryesore te skuadra hungareze e Ferencvaros duke mahnitur me golat e tij. Së fundmi, Uzuni realizoi dhe tripletë ndaj Prishtinës në Champions duke thyer një rekord 50-vjeçar në radhët e hungarezëve.

Por çdo gjë e ka një çmim, dhe për këtë Uzuni ka marrë nga klubi çmimin si lojtari më i mirë i vitit. Më se i merituar ky çmim për sulmuesin e Kombëtares, i cili nuk nguroi ta ndante këtë moment me fansat e tij në rrjetet sociale.  Sulmuesi beratas shkroi:

“Ndihem shumë i lumtur që mora çmimin si lojtari i vitit 2020/2021. Falënderoj familjen time, shokët e skuadrës, stafin e trajnerëve, bordin drejtues për mbështetjen dhe për sezonin e kaluar që lamë pas. Luani është i uritur, më e mira po vjen…”.

Artikulli i mëparshëmKlan me fitimet më të mëdha në treg/ A2 dhe Euronews dalin me humbje
Artikulli i radhës“Pesë vite më parë qaja nga dëmtimi”, Gega: Sot vrapoj me vajzat më të shpejta të botës