Sulmuesi i Parisit Neymar i cili nuk ishte në Izrael në finalen e turneut të kampioneve që PSG e humbi kundrejt Lille është vënë në qendër të polemikave për formën e tij të keqe fizike. Mediat rozë dhe ato sportive kanë botuar foto të brazilianit ku duken lehtësisht gjurmët e një jetë të shthurur.
Madje shumëkush i ka krahasuar fotot e tij me ato të dy futbollistëve më të mëdhenj të dekadës së fundit Mesit dhe Ronaldos.
Ylli i Barcelonës, 34-vjeç, i cili ka nënshkruar marrëveshjen e re 5 vjeare me klubin, pasi kontrata i mbaroi më 30 qershor, duket të jetë në formë të shkëlqyer fizike. Ai postoi video dhe fotografi duke stërvitur edhe gjatë pushimit veror.
Po ashtu edhe Ronaldo që me sa duket nuk do të largohet nga Juventusi ka postuar foto nga fillimi i stërvitjes madje edhe në plazh duket më fit sesa kurrë.
Neymari, ndërkohë, është duke pushuar në Ibiza. Braziliani është parë në gjendje të padëshirueshme fizike me peshë të shtuar në bark.
Kjo i ka tmerruar tifozët e Paris Saint-Germainit, të cilët nuk e kanë parë yllin e skuadrës së tyre në gjendje të tillë më parë.
Shumë tifozë në rrjetet sociale kanë bërë krahasime mes Messit, 34-vjeç, Ronaldos dhe Neymarit, 29-vjeç, për gjendjen e tyre fizike para fillimit të sezonit të kah mesi i këtij muaji.