Nesër do të jetë finalja e 300 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike. Gjithë sytë janë nga atletja shqiptare Luiza Gega, e cila do të konkurrojë për herë të parë një finale të tillë. Për të ulur disi ankthin, vetë Gega shkruan:
POSTIMI I GEGËS
“5 vite më parë dhe pikërisht në Olimpiadën time të parë (Rio 2016) kam qenë duke qarë, sepse isha e dëmtuar në tendinë dhe nuk mund të vrapoja.
Por ja ku jam sot, pas 5 vitesh, duke realizuar ëndrrën time si finaliste olimpike dhe duke vrapuar me vajzat më të shpejta të botës. Se di si do të ishte jeta ime pa këtë adrenalinë.”