Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombë”: Presidenti do të përfundojë shumë keq

0
Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombë”, zbulon planin

Presidenti Ilir Meta ka nisur të lëvizë të gjithë gurët për të përmirësuar raportet me SHBA.

Gazeta ‘Sot’ raportoi se pas lobimeve të fshehta në SHBA, Meta sjell Richard Grenell në Tiranë për ta shpëtuar nga burgu.

Lidhur me këtë lëvizje ka reaguar dhe avokati Spartak Ngjela.

Ai është i bindur se ky plan nuk ka për ta shpëtuar Metën nga arrestimi.

REAGIMI I PLOTË

Meta thërret Richard Grenell në Shqipëri që t’i bëjë sfidë politikës së lartë amerikane me Moskën.

Grenell ndërkohë është i akuzuar se punon për Moskën.

Kaq trashë vepron ky Meta?

Në fakt, është një i metë që e di logjikën politike një lojë “tremb të trembim” kundërshtarin me kundërshtarin e tij.

Dhe ka thirrur në Tiranë njeriun e Beogradit e të Moskës, për të ndihmuar politikën ruse në Ballkan.

Po pyetja është: a ka forcë reale kjo lloj politike?

Asgjë. Asnjë forcë nuk ka, por dëshpërimi i Metës vjen nga frika e tij. Këta të korruptuar janë bërë si me mëndje prej fëmije. Po, a kanë pasur mendje ndonjëherë?

Në fakt këta, kanë qenë gjithmonë, se, po të kishin pak mend, nuk do të përfundonin kështu.

Pse, kaq keq do të përfundojë Meta?

Nuk shpëton dot, dhe tani kërkon të krijojë zhurmë ruse në Shqipëri.

Po Grenellin, e priti edhe Rama?

Grenelli po e kërkon, por Rama nuk po i përgjigjet. Dhe s’ka se si, sepse nuk besoj se mund të jetë në këtë vobegtësi mendore sa të shpresojë te Moska dhe te Grennelli.

Dhe koha po ikën, në fakt, bashkë me marrëzitë e të korruptuarve të kapur të Shqipërisë.

Por, lëmshi i mbledhur kundër tyre është bërë një mal i tërë, shumë i rëndë për t’u mbajtur. Dhe, këta të trembur vijnë vërdallë për ndihmë nëpër “miqtë” ku kanë shitur interesin kombëtar. Shumë po punojnë, por, e kanë punë në vakum – lodhen kot.

Edhe Grenellin, kuptohet, prandaj e kanë thirrur, dhe Meta edhe na e dekoroi. I kërkon ndihmë…

A thua, në ndihmë për të mbajtur lëmshin e rëndë, e ka thirrur Meta Grenellin?

Sigurisht

Artikulli i mëparshëmNeymar me bark, i fut tmerrin tifozëve të PSG/ Krahasimi me Mesin dhe Ronaldon
Artikulli i radhësI keni parë me kostume serioze në media, publikohen fotot që po qarkullojnë me shpejtësi, si duken ‘të zhveshura’ spikeret e lajmeve shqiptare