Publikohen pamjet që po thyejnë rrjetin / Burri kërcënon se do shpërthejë granatën në selinë e qeverisë

0
Publikohen pamjet që po thyejnë rrjetin / Burri kërcënon se

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Ukrainë, ku një burrë ka kërcënuar se do të shpërthejë një granatë në selinë e qeverisë në Kiev. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm. “Nuk është e qartë nëse kjo është një granatë e vërtetë”- tha një zëdhënës i policisë, teksa forcat e sigurisë rrethuan zonën dhe shtuan praninë e tyre. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet një burrë që mban në dorë një granatë, të cilën kërcënonte se do ta shpërthente. Ai dëgjohet teksa thotë: “Unë nuk do të dal nga këtu i gjallë!” Por pak minuta pas ngjarjes burri u neutralizua dhe u arrestua nga policia.

Artikulli i mëparshëmZbulohet fakti tronditës! Masakroi me thikë 2 persona pak pas lirimit nga burgu, terroristi britanik kishte ndërmend të vriste edhe mbretëreshën Elizabeth
Artikulli i radhësAtletja bjelloruse largohet nga Tokio nën mbrojtjen diplomatike të Polonisë