
Disa ushtarë janë paraqitur të helmuar mbrëmjen e sotme në qendrën shëndetësore të Orikumit. Dyshohet se janë helmuar nga ushqimi.
Ndërkohë disa prej të sëmurëve kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në qendrën Shëndetësore në Orikum, ndërsa më pas janë dërguar në spitalin rajonal të Vlorës.
Ushtarët ishin me mision për shuarjen e flakëve që kanë “pushtuar” prej disa ditësh zonën e Vlorës. Sipas të dhënave paraprake gjendja e tyre nuk është e rëndë.