Këshilli i Ministrave ka miratuar rregulloren e licencimit për subjektet që ushtrojnë veprimtarinë si ofrues të shërbimeve innovative si dhe për investimeve kolektive, duke I hapur kështu udhë krijimit të fondeve të investimeve në tregjet financiare. Vetëm aplikimi për licencim nga ana e subjekteve do të kushtojë rreth 10 mijë dollarë, ndërkohë që titullari I subjektit do të paguajë çdo vit një tarifë prej 300 mijë lekësh.
Dispozitat e rregullores i shtrijnë efektet e tyre dhe zbatohen mbi të gjithë personat juridikë që ushtrojnë, kërkojnë të ushtrojnë veprimtarinë e tyre si ofrues të shërbimeve inovative (OSHI) në, ose nga Republika e Shqipërisë për klientë të cilët ndodhen jashtë saj, si dhe subjekteve kërkues për licencë të sipërmarrjes së automatizuar të investimeve kolektive dhe subjekteve që kërkojnë certifikimin e marrëveshjes së teknologjisë inovative.
Vlerësimi i aplikimit për licencë si dhe certifikim bëhet nga Komisioni, në Agjencinë Kombëtarë të Shoqërisë së Informacionit.
Një pikë e rëndësishme e aplikimit ka të bëjë me reputacionin e subjekteve dhe burimin e kapitaleve. Ata duhet të paraqesin në aplikim çdo detaj të mundshëm, duke nisur nga struktura aksionare e kapitalit të shoqërisë deri të historia e aksionerëve dhe veçanërisht të dhëna mbi përfshire në pastrim parash apo evasion fiskal.