Po raportonin për zjarret në vend, gazetari dhe kameramani rrihen nga qytetarët (VIDEO)

0
Po raportonin për zjarret në vend, gazetari dhe kameramani rrihen nga

Një gazetar dhe kameramani një televizioni turk kanë rënë pre e dhunës nga disa qytetarë teksa po raportonin për zjarret në vend.

Reporteri i Halk Tv, një media lokale në Marmaris Içmeler, u sulmua fizikisht sepse po raportonte rreth zjarreve.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale shihet një person, i cili bërtiti se “ne do t’ju ndalojmë kur flisni keq”, theu një shishe dhe shënjestroi kameramanin e Halk TV në vendin e ngjarjes.

Më vonë, gazetari Gokmen Karadag ndaloi transmetimin dhe u përpoq të parandalonte sulmin ndaj tij dhe kameramanit.

Gökmen Karada? tha: “Sa vjet kam qenë transmetues i drejtpërdrejtë, nuk kam parë një sulm të tillë. Ne transmetuam, nuk bëmë asgjë.”

Artikulli i mëparshëmVëllai i pronarit të qendrave tregtare në Tiranë/ Trafikuan rreth 1 ton kokainë dhe iu gjetën 1.2 milionë euro cash, SPAK iu jep goditjen e fortë (EMRI)
Artikulli i radhësZbulohen detajet e aksidentit tragjik të djalit të Michael Ballack, ja sa metra në ajër ka kërcyer mjeti