Mediat amerikanë kanë publikuar pamje të rënda, ku shfaqet një grua me një armë në dorë e që godet pamëshirshëm një grua tjetër në mes të një grupi me njerëz.
Ajo shihet pas vrasjes teksa largohet fare e qetë, sikur asgjë të mos kishte ndodhur.
Në pamjet në fjalë, shihet vrasësja, duke iu afruar 42-vjeçares Delia Johnson. Vrasësja “gjakftohtë” shihet teksa nxjerr armën dhe godet me plumb pas koke viktimën.
Pas kësaj ngjarje turma largohet e tmerruar nga vendi, ndërsa autorja hipën në një makinë të bardhë dhe largohet. Raportohet se policia i është vënë në ndjekje dhe ende s’e ka arrestuar gruan që kreu krimin.