
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Gjermani. Dy vëllezër, dyshohet se kanë masakruar motrën e tyre, pasi nuk i pëlqente mënyra e saj e jetesës.
Sipas Blid, vëllezërit e moshave 22 dhe 25 vjeç, dyshohet se kanë mbytur motrën e tyre 34 vjeçe e më pas e kanë varrosur në oborrin e shtëpisë, për të fshehur gjurmët.
Nëna e 2 fëmijëve ishte shpallur e zhdukur më 13 korrik. Policia nuk i besoi versioneve të vëllezërve, e që nga ajo kohë i mbajti ato në vëzhgim.
Ata mësuan më pas të gjithë të vërtetë. Më pas të rinjtë e kanë pranuar krimin dhe kanë theksuar se ndiheshin të fyer që motra e tyre ishte e divorcuar dhe bënte një jetë jashtë standardeve të moralit të tyre.