
Një 25-vjeçar ka humbur sot jetën tragjikisht në Krujë. Burime nga poliia bëjnë me dije se K. Ç., 25 vjeç ka rënë nga kati i 3-të i banesës së tij në Thumanë.
Si pasojë e plagëve të marra, i riu ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
“Më datë 14.08.2021, rreth orës 12:15, në fshatin Thumanë, Krujë, dyshohet se ka rënë nga kati i 3-të i banesës së tij shtetasi K. Ç., 25 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë gjatë transportimit të tij për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.