E quajti Prishtinën klub serb, televizionin norvegjez: Do kërkojmë falje live

0
E quajti Prishtinën klub serb, televizionin norvegjez: Do kërkojmë falje live

Televizioni publik i Norvegjisë ka bërë mbrëmë një gafë të rëndë, duke e quajtur Prishtinën një klub nga Serbia.

Bodo/Glimt eliminoi dje Prishtinën nga Liga e Konferencës, por gjatë komentimit të ndeshjes nga Televizioni Publik, komentuesit ju referuan Prishtinës si një klub nga një pjesë e Serbisë, një komentim skandaloz dhe i rrejshëm për publikun.

Megjithatë, gazeta kosovare “Blic” ka kontaktuar me televizionin dhe ata kanë kërkuar falje për lapsusin e bërë.

 “Ju kërkojmë sinqerisht ndjesë për këtë gabim informativ. Ne do të kërkojmë falje për këtë publikisht në transmetimin e mbrëmjes. Sinqerisht, Cicilie, Shërbimi Publik”, thuhet në përgjigjen e tyre dërguar medias kosovare.

Kujtojmë se FC Prishtina pati një paraqitje të mirë në Europë këtë sezon dhe arriti të kualifikohet në raundin e tretë të Ligës së Konferencës, fazës më të lartë që ka arritur ndonjë skuadër nga Kosova në garat e Europës.

Artikulli i mëparshëmVan Dijk flet pas rinovimit me Liverpool: Marrëveshja u arrit lehtësisht, të gjithë më duan këtu
Artikulli i radhësKu fitohet më shumë nga paratë?