
Një grua ka postuar në rrjet një foto një “veze” misterioze në tavanin e shtëpisë saj dhe njerëzit e kanë paralajmëruar që të mos e prekë. “Kjo vezë gjendet brenda shtëpisë së mikut të djalit tim, ata nuk e dinë nëse ka qenë gjithmonë atje dhe nuk e kanë parë kurrë apo nëse është shfaqu tani. Ata nuk e kanë lëvizur prej kohësh. Ka ndonjëri ndonjë ide se çfarë është? Dhe çfarë duhet të bëjnë?”
Fotoja mori mbi 1500 komente nga njerëzit, teksa disa pyesnin çfarë është, të tjerët e kanë paralajmëruar familjen që të largohet. Një person shkroi: “Duket si një lloj foleje, si fole merimangash, kini kujdes të mos e prekni, ose mund të keni miliona merimanga nëpër shtëpi.”
