Të shtëna me armë zjarri në Ksamil, 33-vjeçari plagoset në një dhomë hoteli
Të shtëna me armë zjarri raportohen në Ksamil.
Sipas policisë, një 33-vjeçar është plagosur në një dhomë hoteli. Për ngjarjen, janë shoqëruar në komisariat shtatë persona, që po merren në pyetje.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:45, në spitalin e Sarandës ka shkuar një 33-vjeçar për ndihmë mjekësore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në një dhomë hoteli në Ksamil. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Janë shoqëruar nga Policia deri në këto momente 7 persona për tu marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.