
Pas rinovimit të kontratës me Liverpool, Virgil van Dijk shprehu gjithë gëzimin e tij për kanalin zyrtar të “të kuqve”: “Është fantastike, jam shumë krenar për veten edhe familjen time si dhe agjencinë që kujdeset për interesat e mia.
Mezi pres të shoh të ardhmen e Liverpool. Gjetja e një marrëveshje ishte mjaft e lehtë. Që nga dita e parë këtu ndjeva dashurinë e tifozëve, shokëve të skuadrës dhe stafit. Sezoni i kaluar ( dëmtimi) ishte për t’u harruar për mua, por mund të mësoj diçka prej saj në të ardhmen,” u shpreh van Dijk.