Khalil Haqqani, një nga terroristët më të kërkuar të Amerikës, tani është pjesë përbërëse e lëvizjeve të talebanëve për të krijuar një qeveri.
Sipas Daily Mail, mbledhësi i fondeve për talebanët, i cili gjithashtu ka lidhje me Al Kaedën, për kokën e të cilit ka një shpërblim prej 5 milionë dollarësh, u brohorit në rrugët e Kabulit para se të drejtonte lutjet në xhaminë më të madhe të qytetit.
Po sipas Daily Mail, Haqqani është pjesë e rrjetit Haqqani i cili ka luajtur një rol të madh në ngritjen e talebanëve në Afganistan.
Haqqani është në listat terroriste të SHBA dhe OKB së bashku me anëtarët e tjerë të familjes së tij.
Krimet për të cilat ai akuzohet përfshijnë ‘pjesëmarrjen në financimin, planifikimin, lehtësimin, përgatitjen ose kryerjen e akteve ose aktiviteteve të kryera’ nga talebanët.