Mëngjesin e sotëm u raportua për një ekzekutim me armë të një 25-vjeçari që u gjet brenda një makine me plagë në kokë. Sipas burimeve është identifikuar viktima dhe bëhet fjalë për Xhuljan Bullarin.
I riu u gjet i pajetë në makinën tip “Fiat Punto” me targa “TR 3784 R” në një rrugë qorre në fshatin Babicë.Nga këqyrja paraprake e policisë, mësohet se i riu ka humbur jetën pasi është qëlluar me një plumb në kokë dhe dy në trup.
Policia po heton në pistën e larjes së hesapeve, pasi dyshohet se i riu është vrarë për prishje të pazareve të drogës.
“Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia.