Vjen lajmi i bujshëm nga India për koronavirusin

0
Vjen lajmi i bujshëm nga India për koronavirusin

Një lajm fantastik vjen nga India.

Mësohet se është miratuar vaksina e parë e ADN-së në botë, për përdorim emergjent. ZyCov-D merret me tri doza dhe referuar të dhënave nga kompania prodhuese, Cadila Healthcare, ka parandaluar simptomat e sëmundjes në 66 për qind të personave të vaksinuar. ZyCoV-D përdor rrathë të vegjël të ADN-së, që përmbajnë informacion gjenetik, për të dërguar vaksinën në dy shtresa të lëkurës.

Faza e tretë e testimeve klinike është kryer në pikun e valës së dytë vdekjeprurëse të pandemisë. Kompania prodhuese ka deklaruar se vaksina është efikase edhe kundër varianteve të koronavirusit, përfshirë atë tejet ngjitës, Delta.

Vaksinat paraprake të ADN-së kanë funksionuar mirë në kafshë, por jo në njerëz. ADN dhe ARN janë molekula që bartin atë informacion gjenetik, i cili transmetohet nga prindërit te fëmijët. Shumica e vaksinave kundër koronavirusit funksionojnë duke i dhënë trupit udhëzime që të krijojë një proteinë, e cila më pas nxit sistemin shëndetësor të një njeriu që të prodhojë antitrupa dhe ta mësojë atë për ta luftuar virusin.

Ekzistojnë një mori vaksinash të ADN-së në Shtetet e bashkuara për përdorim në kafshë, përfshirë vaksinën për sëmundje të kuajve, dhe kancerit të lëkurës për qentë. Megjithatë, më shumë se 160 vaksina të ndryshme me ADN janë duke u testuar edhe në njerëz në SHBA. Shumica prej tyre janë për trajtim të kancereve, dhe një e treta për trajtim të sëmundjes HIV.

Shkencëtarët thonë se vaksinat e ADN -së janë relativisht të lira, të sigurta dhe të qëndrueshme. Ato gjithashtu mund të ruhen në temperatura më të larta, nga – 2 deri në 8C.

Artikulli i mëparshëmMbushën Tiranën me kokainë dhe kanabis/ Efektivi i RENEA-s, “koka “ e klanit të drogës. Ky është Rael Luli, zbulohen zonat ku shpërndahej lënda narkotike (Foto)
Artikulli i radhësNdryshim drastik i motit! Ja çfarë na pret nga mesi i javës që vjen