
Gazetari Erl Murati e ka konsideruar një ndërgjegjësim dorëheqjen nga posti i zëvendëskryeministrit të Erion Braçes.
Murati u shpreh në rubrikën “Opinion” se Braçe nuk ka dashur të bëhet pjesë e lançimit të qeverisë ‘Rama 3’ në formën e një Big Brother.
“Duke qenë se jemi në fund të një mandati qeverisës lë të kuptohet se Braçe nuk do të jetë më pjesë e qeverisë së re. Braçe është një personazh me eksperiencë dhe atipik brenda PS pasi nuk ka dashur të bëhet pjesë e lançimit të qeverisë 3 në formën e një Big Brodheri ku askush nuk di se kush do të jetë përbërja e kabinetit. E shoh si një vetëdijësim dhe ndërgjegjësim të tij”- u shpreh Murati.