Janë zbuluar detaje të reja nga pista ku po hetohet për vrasjen e Bledar Muçës dy net më parë në Lushnje, brenda lokalit të tij në qendër të qytetit. Një burim nga grupi hetimor i tha “ABC”-se pista kryesore ku po hetohet është prishja e pazareve për shkak të lojërave të fatit.
Konflikti ka nisur tre javë më parë, pasi Bledar Muça dhe persona të tjerë kanë prishur marrëdhëniet e biznesit të lojërave të fatit me një grup nga Vlora, të cilët pas përplasjeve kanë rrahur ndërmjetësin i cili njihet me nofkën “Tolja”.
Personi që u dhunua fizikisht, pra “Tolja” ka qenë kumbari mes grupit nga Vlora dhe viktimës Bledar Muça që në Lushnje të hapeshin kazino dhe për këtë disa persona të identifikuar nga policia nga qyteti Vlorës kanë hyrë në kontakte me lushnjarin dhe persona të tjerë.
Kazinotë u hapën në lokale dhe kamufloheshin me emrin e barit “Ador” kafe por në fakt brenda ishin makinetat e lojërave të fatit. Konflikti mes vlonjatët nisi pasi Bledar Muça dhe “Tolja” e morën vetë menaxhimin e lojërave të fatit në Lushnje dhe aksin Rrogozhinë-Fier duke i nxjerrë jashtë loje.
Kjo është pista kryesore ku po heton aktualisht prokuroria dhe policia për të shkuar te autorët e vrasjes.