Gjatë 48 orëve të fundit, policia ka shtruar kontrollet për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Në pranga janë vënë 13 persona të cilët janë konstatuar të dehur në timon ose pa leje drejtimi.
Sanksioneve nuk u kanë shpëtuar edhe shoferët që bëjnë gara shpejtësie ose ecin në mënyrë të pakontrolluar në qendrat e banuara, ndërsa janë vënë nën jetim 14 drejtues automjetesh me xhama të errësuar dhe targa të modifikuara.
Njoftimi i plotë:
Përgjatë 48 orëve të fundit, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë angazhuar shërbime të shtuara në zonat ku janë evidentuar njollat e zeza me fokus konstatimin dhe verifikimin e shkeljeve që janë burim i shtuar për aksidentet rrugore me pasoja për shëndetin dhe jetën e njerëzve.
Në funksion të kontrolleve parandaluese, përgjatë dy ditëve të fundit janë konstatuar dhe :Arrestuar në flagrancë 8 drejtues automjetesh në gjendje të dehur në nivele shumë të larta alkooli.
Arrestuar në flagrance 5 drejtues mjetesh dhe motomjetesh të papajisur me leje drejtimi.
Kapur në flagrancë 1 person në kërkim dhe 1 drejtues automjeti për veprën penale “Korrupsonit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Konstatuar dhe proceduar administrativsht 48 drejtues automjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, nga të cilët 17 edhe me sanksion plotesues të pezullimit të lejes së drejtimit.
Proceduar 15 drejtues mjetesh për gara shpejtesie dhe mos rregullim shpejtësie në qendrat e banuara.
Proceduar 14 drejtues mjetesh për xhamin e parë të erresuar dhe targa të modifikuara.
Pezulluar 27 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara deri në 169 km/h si dhe janë vendosur 67 masa të tjera pa sanksion plotesues për shpejtësi mbi normat e lejuara.
Proceduar 184 drejtues motomjetesh për mos perdorim të kaskës mbrojtëse. Proceduar 125 drejtues mjetesh për perdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve.