Miliarderi i njohur pëson dëmtimet horror, 11 kocka të thyera, mushkëri e shpuar dhe shpatullën e nxjerrë nga vendi: Do ta kisha paguar me jetë nëse nuk do kisha pasur në kokë…

0
Miliarderi i njohur pëson dëmtimet horror, 11 kocka të thyera,

Miliarderi britanik John Caudwell, themelues i Phones4U i shpëtoi për mrekulli vdekjes.

68 vjeçari ishte me biçikletë kur ndodhi aksidenti i tmerrshëm dhe faktin që shpëtoi gjallë ia detyron vetëm kokores së mbante në kokë. Ai ka përfunduar me shpatullën e nxjerrë nga vendi, një mushkëri të shpuar dhe 11 kocka të thyera.

Edhe pse mezi merrte frymë, arriti të telefononte partneren e tij, e cila menjëherë mori shërbimin e urgjencës dhe autoambulanca mbërriti shumë shpejt në vend.

“Jam 99% i sigurtë se po të mos e kisha kokën të mbrojtur, do ta kisha paguar me jetë. E dija se përplasja më kishte shkaktuar dëmtime serioze sepse nuk merrja dot frymë, dhimbjet ishin agonizuese”, shprehet ai.

Si të mos mjaftonte me kaq, në spitalin pranë Firences  kishte pasur probleme të tjera me stafin që nuk fliste anglisht, dhe që me disa veprime, ia kishte përkeqësuar gjendjen edhe më shumë. “Ishin pesë ditë tmerri”, ka thënë miliarderi.

Artikulli i mëparshëmNesër moti merr kthesën e madhe, meteorologia Lajda Porja parashikon si do të jetë koha në vendin tonë gjatë gjithë muajit shtator
Artikulli i radhës“Taku i çmendur” paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare: Do të kemi zgjedhje pas 4 muajsh