Nesër moti merr kthesën e madhe, meteorologia Lajda Porja parashikon si do të jetë koha në vendin tonë gjatë gjithë muajit shtator

0
Nesër moti merr kthesën e madhe, meteorologia Lajda Porja parashikon

Meteorologia Lajda Porja parashikon se që nga dita e nesërme do të ulen temperaturat në të dyja vlerat, minimale dhe maksimale.

Ulja e temperaturave do të zgjasë deri në 25-26 shtator.

Ndërkohë reshjet do të jenë shumë të pakta përgjatë këtij muaji, ku vetëm ditën e hënë dhe të martë zona veriore dhe ajo qendrore do të përfshihet nga rrebeshe të shkurtra.

“Është një mot tipik i vjeshtës. Reshjet nuk kanë qenë të konsiderueshme. Temperaturat vërtet kanë rënë, sot pritet që maksimalja të jetë 28 gradë Celsius. Prania e lagështirës së ajrit bën që ne ta ndjejmë 33 gradë. Është një mot zagushi. Do të ketë rënie në maksimale, por freskun do ta ndjejmë pas mesditës së ditës së nesërme. Nesër presim të kemi një rëni në të dyja vlerat, minimale dhe maksimale. Reshjet priten të jenë të pranishme, por nuk do të jenë intensive. Reshje dhe rrebeshe do të kemi në veri dhe në qendër, përfshirë edhe kryeqytetin. Që nga java tjetër do të kemi një ulje të temperaturave që do të zgjasë në datat 25-26 shtator, temperaturat që nuk do t’i kalojnë 27 gradë Celsius. Reshjet do të jenë fare pak të pranishme. Vetëm dita e hënë dhe e martë do jenë shumë të pakta. Ky është një shtator shumë i thatë në krahasim me një muaj vjeshte”- tha Porja.

Artikulli i mëparshëm“Qeveria e re bëri betimin para Presidentit të Republikës”, ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës
Artikulli i radhësMiliarderi i njohur pëson dëmtimet horror, 11 kocka të thyera, mushkëri e shpuar dhe shpatullën e nxjerrë nga vendi: Do ta kisha paguar me jetë nëse nuk do kisha pasur në kokë…