“Qeveria e re bëri betimin para Presidentit të Republikës”, ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës

0
"Qeveria e re bëri betimin para Presidentit të

Në Tiranë, Qeveria e re socialiste bëri betimin para Presidentit të Republikës, në një ceremoni zyrtare, ku kabineti mori dekretet e mandatit të tretë.

Shumica socialiste fitoi zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit dhe sot nisi punën qeveria e re, ku 12 prej ministrave, ose 3 të 4 e kabinetit janë zonja,

Menjëherë pas betimit, qeveria u përshëndet nga përfaqësuesit e diplomacisë amerikane dhe asaj europiane.

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, uroi kryeministrin Edi Rama përmes një mesazhi në Tuiter, ku theksoi se “SHBA mezi pret të punojë intensivisht me Shqipërinë për të forcuar demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin” gjatë këtij mandati të tretë, që ajo e quajti historik.

Ndërsa ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca, u shpreh në mesazhin e tij se se “Brukseli priste që integrimi në Bashkimin Evropian dhe reformat, përfshirë sundimin e ligjit, të zënë një vend të rëndësishëm në axhendën e qeverisë së re”.

Pas ceremonisë së betimit, qeveria zhvilloi edhe mbledhjen e parë zyrtare, ndërsa Partia Demokratike e opozitës shpërndau një mesazh përmes rrjeteve sociale, ku theksohej se socialistët kanë qeverinë më të korruptuar në Ballkan, që mbështetet tek bota e krimit, drogës dhe trafiqeve, kundër interesave të shqiptarëve./voa

Artikulli i mëparshëmU raportua se lëvizi sot me makinë të re me vlerë 400 mijë euro, vjen përgjigja zyrtare nga Kryeministria: Ja si qëndron e vërteta
Artikulli i radhësNesër moti merr kthesën e madhe, meteorologia Lajda Porja parashikon si do të jetë koha në vendin tonë gjatë gjithë muajit shtator