“Taku i çmendur” paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare: Do të kemi zgjedhje pas 4 muajsh

0
Spartak Ngjela paralajmëron “tërmet” në

Avokat Spartak Ngjela shprehu garancinë se me veprimin e Lulzim Bashës për largimin e Berishës në vend do të kemi zgjedhje të reja brenda 3 ose 4 muajsh.

Sipas tij largimi i Berishës dëmton më shumë Ramën.

“Ka shumë të mira në situatën e Lulzim Bashës. Ka eliminuar gjëmën e Shqipërisë. Basha po shpëton vendin nga një fatkeqësi kombëtare. Basha po ecën shumë mirë pasi e ka bërë aktin. Nuk ma merrte mendja që Basha paska pasur këtë potencë për të eliminuar Berishën. E paska pasur dhe bëri aktin”- tha ai.

3-4 muaj ka zgjedhje të reja. Nëse kreshendo e Bashës vazhdon kështu më shumë i dëmtuar nga largimi i Berishës është Rama. E tha ambasadorja. Rama duhet të zhdukë mediokritetin. Duhet të rregullosh nivelin e qeverisë. Me dy fjalime të Blinken shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Pse s’do pranojë Rama?!”, tha Ngjela në News24.

Artikulli i mëparshëmMiliarderi i njohur pëson dëmtimet horror, 11 kocka të thyera, mushkëri e shpuar dhe shpatullën e nxjerrë nga vendi: Do ta kisha paguar me jetë nëse nuk do kisha pasur në kokë…
Artikulli i radhësPërjashtimi i Berishës, vendim i fortë por akt i dobët