U raportua se lëvizi sot me makinë të re me vlerë 400 mijë euro, vjen përgjigja zyrtare nga Kryeministria: Ja si qëndron e vërteta

0
U raportua se lëvizi sot me makinë të re me vlerë 400

Pas lajmit që bëri xhiron e rrjetit, mbi makinën luksoze me të cilën lëviz së fundi kryeministri Edi Rama, vjen dhe reagimi i parë nga qeveria.

Qeveria sqaron përmes zyrës së komunikimit se mjeti luksoz GMC me të cilin lëviz Edi Rama së fundmi, nuk është blerë me fonde publike.

PËRGJIGJIA E PLOTË E QEVERISË:

“Automjeti ne fjale eshte ne pronesi te nje subjekti privat, me aktivitet tregtar te regjistruar sipas ligjeve ne fuqi. Partia Socialiste ka nje kontrate qeraje me subjektin, i cili ushtron prej me shume se 5 vitesh aktivitet ne fushen e shitjes dhe dhenies me qera te automjeteve. Automjeti nuk ka elemente te vecanta sigurie.

Ai eshte marre pasi automjeti i meparshem ne perdorim te Kryetarit te PS, nuk plotesonte me standardet e levizjes per shkak te amortizimit si pasoje e vjetersise dhe numrit te madh te kilometrave te kryer. Me kete rast theksojme se kryeministri nuk ka blere nje automjet te ri me fondet e buxhetit te shtetit, qysh nga ardhja e tij ne detyre”.

Artikulli i mëparshëmTronditet sërish Shqipëria, burri vret bashkëshorten dhe më pas veten
Artikulli i radhës“Qeveria e re bëri betimin para Presidentit të Republikës”, ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës