“Blackout” total në Kukës

0

Prej më shumë se një ore Kukësi dhe rrethinat e tij kanë mbetur në errësirë. Kjo pasi nënstacioni Rexhepaj ka dalë jashtë funksionit për shkak të një defekti të shkaktuar në linjën 110 kv Fierz-Kukës nga reshjet e dendura të shiut.

Kjo ka lënë pa energji elektrike Kukësin bashkë me të gjitha njësitë administrative Ndërkohë edhe nënstacioni tjetër ai i Kalimashit i cili furnizon tunelin e Kalimashit, ka dalë jashtë funksionit.

Pa energji elektrike ka mbetur edhe bashkia Has.

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka njoftuar se grupet e punës janë në terren për rikthimin sa më shpejtë të energjisë elektrike. Por kushtet atmosferike janë përkeqësuar, duke e vështirësuar edhe më shumë këtë operacion.

Artikulli i mëparshëmVrau dhe zhduku prindërit e të dashurit/ 37-vjeçarja shqiptare mëson datën e gjyqit në Itali
Artikulli i radhësApeli lë në fuqi dënimin për grupin e Emiljano Shullazit, 54 vite pas hekurave