Kielini: Sa herë përmendet Juventusi, hetimet amplifikohen. Kalon gjithçka kur mbarojnë titujt e gazetave

0
alegri kielini

“Hetimet harrohen pasi mbarojnë titujt e mëdhenj të gazetave. Dhe e dimë se sa herë që përmendet Juventusi, hetimet amplifikohen. Ndaj duhet pritur”. Këto janë fjalët me të cilat kapiteni i Juventusit, Xhorxhio Kielini, është munduar që të minimizojë gjithçka rreth skandalit që ka shpërthyer në Itali me transferimet me plusvalenca.

Ai ka insistuar se lojtarët duhet të përqendrohen vetëm në fushën e lojës dhe në një moment të vështirë, duhet të ndihmojnë sa më shumë klubin me kontributin e tyre.

“Pas ndeshjes me Salernitanën, kam thënë fjalën time. Kam përdorur fjalë të thjeshta, por mendoj se ishin të rëndësishme dhe i pari që i përsëriti ishte trajneri Alegri. Duhet të tregohemi të përgjegjshëm, të mos bëjmë ndonjë gjë të jashtëzakonshme, por thjesht të tregojmë përkushtim dhe t’i kthejmë klubit që na ka dhënë shumë ne lojtarëve, trajnerëve, drejtuesve, punonjësve dhe tifozëve”, ishin fjalët e Kielinit.

Artikulli i mëparshëmPashk Ujka u vra për 30 mijë euro/ Gazetari Artan Hoxha publikon pamje një ditë para krimit: Si ra policia në gjurmët e Kristian Kelmendit dhe dyshimet e familjarëve të ish-deputetit
Artikulli i radhësDekomunistizimi si parandalim për diktaturën e së ardhmes