Bota nuk duhet të panikoset për variantin e ri Omicron të Covid-19, por duhet të përgatitet, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Duke folur në një konferencë të premten, shkencëtarja kryesore e OBSH-së Soumya Sëaminathan tha se situata tani ishte shumë e ndryshme nga një vit më parë.
Raportet sugjerojnë se Omicron është gjetur në afër 40 vende.
Është ende e paqartë nëse varianti me mutacion të lartë është më i transmetueshëm ose më i aftë për t’iu shmangur vaksinave, shkruan BBC.
Të dhënat e hershme të raportuara nga shkencëtarët në Afrikën e Jugut – ku varianti u zbulua për herë të parë – sugjerojnë se Omicron mund të shmangë njëfarë imuniteti ndaj Covid-19, megjithëse ekspertët paralajmërojnë se analiza nuk është përfundimtare.