Nga Andi Bushati
Lulzim Basha nuk bëri asgjë që nuk pritej. Ai i blindoi dyert e PD-së njësoj si Edi Rama kryeministrinë. Ai i hodhi gaz lotsellës “serb” protestuesve njësoj si Ardi Veliu. Ai në fund, u bë një lodër në duart e policisë së regjimit, e cila si për ta përdhunuar përfundimisht dha edhe një deklaratë shtypi përpara selisë së çliruar.
Ai i bëri ata deputetë që e mbështesin të duken njësoj si Jenisheri, Gjuzi, apo kërpërata, në kuvendin e shkuar.
Ai i e shndërroi selinë kryesore të opozitës në një paradhomë të zyrave të regjimit.
Ai e qesharakëzoi edhe synimin amerikan për të “luftuar korrupsionin” duke vërtetuar se e gjithë strategjia me “non grata”, nuk qe asgjë më tepër se një plan për ta ulur kreun e opozitës, bythëzbuluar mbi prehërin e Ramës.
Prandaj nga dita e sotme, kur u pa qartë se kishte një marëveshje paraprake mes policisë së regjimit dhe përfaqësuesve të “opozitës” bashiste, të cilat u koordinuan brenda dy- tre minutave, nuk do të mbeten në memorie imazhet e dhunës.
Edhe gazi lotësjellës, edhe kapuçonët e zinj të armatosur brenda selisë, edhe deputetët me hunj nëpër duar do të harrohen shumë shpejt. Sepse ato janë vetëm një pikë e errët në tablonë shumë dimensionale të asaj që ka ndodhur.
Lajmi i madh, e vërteta e hidhur, është se që nga kjo e shtunë, ky vend drejtohet nga një autokrat që ka një zyrë në kryeministi dhe një tjetër në SHQUP. Si rrjedhojë e kësaj ne kemi një opozitë fasadë të cilës
i prin një kryetar lolo.
Ndryshimi i tij i vetëm është se ai përfundoi procesin e konvertimit nga palaçoja 16 vjeçar i Saliut në atë të Edit.
Kush nga deputetët që do kenë këtej e tutje fytyrë të mbështesë Bashën, mund të dalë e të flasë, në debatet publike, për uniformat blu që godasin në mënyrë shproporcionale qytetarët? Kush do ketë guximin të kritikojë policinë e narko shtetit? Kush do ketë paturpësinë të evokojë atë që iu bë protestuesve të Unazës, Teatrit, bulevardit të ri, apo atyre që shprehën dufin përpara kryeministrisë.
Nëse policia ka vepruar drejtë sot…
atehere Salianji qenkësh një mashtrues për çeshtjen Babale
athere Gaz Bardhi qenkësh fajtor për vrasjet në Elbasan
atëhere Gon Shehaj qenkësh nje kamikaz i traut të rrugës së kombit
athere Jorida Tabaku qenkësh nxitese e dhunës tek unaza e Re
athere Grida Duma qenkësh provokatore në shembjen e teatrit
athere Xhelal Mziu qenkësh frymezues i terrorizmit para 25 prillit
atehere Lul Basha eshte nje vandal që nxiti betejen para parlamentit dhe kryeministrise
Duke zgjedhur sot xhandaret e Rames shumë nga deputetët e Lulit pështynë mbi historinë e tyre.
Nga sot atyre iu mbyll goja për shumë krime që kanë ndodhur në këto vite, sepse u bënë vetë pengje të këtij pushteti kriminal.
Prandaj në vend që të regjistrojmë në memorie dhunën, civilët me armë dhe dyert e blinduara, në vend pra që ta shohim Lulzim Bashën dhe shpurën e tij si barbarë, le ti mëshirojmë dhe te qeshim me ta.
Prej këtij 8 janari s’janë asgjë më shumë se kllounët e pështirë të rrgjimit, të cilët do të kenë vetëm një sfidë, ta luajnë rolin pak më mirë se Myslymi apo Rudina./lapsi.al