Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, është shprehur se Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk ka marrë ende një vendim në lidhje me pjesëmarrjen në Samitin e BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.
Sipas saj, Vuçiç mendon se është e rëndësishme të shkohet atje, sepse askush nuk ka kredibilitet dhe nuk mund të përballet me hipokrizi si ai.
“Si qenie njerëzore e kuptoj dilemën që ka Vuçiç”– tha ajo dhe shtoi se shpesh pyet veten se si një person ka nerva, tolerancë dhe durim si Vuçiç.
Kryeministrja deklaroi se, kur është fjala për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, Serbia ka qëndrim parimor, ndërsa, siç tha ajo, të tjerët po rrahin gjoksin për vendosjen e sanksioneve.