Denoncimi/ Policia hapi zjarr mbi refugjatët, përgjaket qyteti i Kukësi, dy të plagosur

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar aksionin e policisë së Kukësit, ku sipas tij kanë mbetur të plagosur dy persona, një klandestin dhe jë qytetar shqiptar.

‘Në këtë akt kriminal mbetet i plagosur shtetasi sirian Muhamet Harbi  dhe shtetasi shqiptar Klevis Gjoni’, shkruan Berisha.

Denoncimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Me breshëritë e saj përgjak qytetin.

Ajo fsheh krimin e saj!

Në këtë akt kriminal mbetet i plagosur shtetasi sirian Muhamet Harbi  dhe shtetasi shqiptar Klevis Gjoni.

Policia fsheh krimin e shëmtuar.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal shtetëror përdorimin e armëve ndaj refugjatëve të pambrojtur, plagosjen e shtetasit sirian dhe shtetasit shqiptar si një krim i mirëfilltë shtetëror.

Dënoj fshehjen e krimit të rëndë nga autoritetet policore përgjegjëse për aktin e shëmtuar.

Ju bëj thirrje OKB, organizatave tjera për të drejtat e refugjatëve të dënojnë me forcën më të madhe këtë krim dhe fshehjen e tij.

I bëj thirrje Avokatit të Popullit të nisë menjëherë hetimet dhe të zbardhe plotësisht aktin kriminal të policisë së Edi Ramës.

Artikulli i mëparshëmSamiti pezullon të gjithë lëvizjen e urbanëve në Tiranë
Artikulli i radhësA do jetë Vuçiç në samitin e BE në Tiranë? Brnabiç: Nuk është marrë ende një vendim