Primaret e Tiranës nuk kanë fitues. Ja kush shkon në balotazh

0

Partia Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme primaret për kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet Vendore të 14 majit.

Gara që ka pasur më shumë interes ishte padyshim ajo e Tiranës, ku pritej me mjaft vëmendje se kush do të jetë përballë Veliajt.

Kandidati që ka marrë më shumë vota është Belind Këlliçi, por pa mundur që të fitojë me 50%+1 votë, dhe përkëtë arsye gara shkon në raundin 2.

Ilir Alimehmeti është kandidati që ka mundur të rënditet në vendin e dytë dhe raundi 2 do të jetë pikërisht midis tij dhe Këlliçit më 11 dhjetor.

Kandidat që mori numër të konsiderueshëm votash ishte edhe Gerti Bogdani.

Numri total i votave:

Belind Këlliçi 4040 vota

Ilir Alimehmeti 2196 vota

Gerti Bogdani 1819 vota

Artikulli i mëparshëmKievi pretendon se Rusia ka përdorur armë të ndaluara kimike
Artikulli i radhësCNN nxjerr sekretet e Kinës në Europë: Mbi 100 stacione ilegale policore në botë