Gazetari Eni Ferhati tregoi se bllokimi i rrugëve do të ndodhë nesër, ndërsa largimi i makinave nga parkimet publike ka nisur që më 5 dhjetor.
Disa rrugë do të jenë të bllokuara që në 7 të mëngjesit, ndërsa disa të tjera do të nisin bllokimin në orën 8, në mënyrë që të mos pengohet dërgimi i fëmijëve nëpër shkolla.
“Ditën e nesërme nga ora 8 e mëngjesit deri në 18 të pasdites kemi dy perimetra sigurie të cilët nuk do të jenë të aksesueshëm nga asnjë lloj automjeti, apo përdorimi civil, vetëm në rastet e emergjencave mjekësore apo ndonjë rast tjetër specifik. Perimetri i sigurisë nis nga aeroporti i Rinasit ku zbarkojnë të gjithë liderët e vendeve që marrin pjesë në samit dhe përfundon në rrethrrotullimin e Saukut,” – u shpreh Ferhati.
Më poshtë lexoni listën e akseve të bllokuara për samitin e 6 dhjetorit: