Çfarë ndodhi? Tjetër incident, qytetari përfundon me barrelë drejt spitalit (FOTO)

0
Çfarë ndodhi? Tjetër incident, qytetari përfundon me

Protesta e Partisë Demokratike nuk duket e qetë, ashtu siç ishte paralajmëruar nga Sali Berisha.

Vetëm pak minuta më parë një tjetër protestues është marrë me barrelë nga mjekët e urgjencës dhe është dërguar në spital.

Nuk dihet ende se në çfarë rrethanash ka ndodhur incidenti, por siç shihet në foto e mëposhtme qytetari është marrë me barrelë dhe është futur në ambulancë.

Kujtojmë që në nisje të protestës kur Sali Beridha po i bashkohej protestuesve në Bulevard,Gert Shehu 31 vjeç e qëlloi me grusht ish-kryeministrin.

Shehu hyri në mes të turmës dhe e ka qëlluar me grusht Berishën në pjesën poshtë syrit. Menjëherë kanë ndërhyrë truprojat, të cilët kanë arritur ta ndalojnë si dhe e kanë dhunuar për disa çaste. 31-vjeçari është arrestuar nga policia, ndërsa momentalisht ndodhet në spitalin e Traumës ku po i kryhen disa ekzaminime.

Artikulli i mëparshëmGoditja e Berishës, Ilir Meta akuza të forta drejt Ramës: Tradhtar, skizofren, pjella më bastarde
Artikulli i radhësBerisha: Sot dita kur Europa dhe bota të njihen me të vërtetat e Shqipërisë