Grip apo COVID/ Epidemiologu i njohur qetëson qytetarët

0

Epidemiologu Artan Simaku ka dhënë një intervistë ditën e sotme lidhur me gripin sezonal që ka pushtuar vendin tonë.

Sinaku për “Euronews Albania” është shprehur se nuk ka arsye për t’u shqetësuar pasi është një situatë e zakonshme e virozave të shtinës në vendin tonë.

Ai ka shpjeguar se rritja e rasteve të personave që janë prekur vjen si pasojë e gripit dhe jo si pasojë e COVID-it.

Një tipar dallues për të kuptuar nëse keni grip dhe jo COVID-19, sipas tij është zgjatja e tempraturës, e cila ndodh më shpesh gjatë gjendjes gripale.

 “Jemi në një situatë të zakonshme të virozave të stinës. Në lidhje me COVID-in vërehet një trend i qëndrueshëm i numrit të rasteve, por me një prirje të lehtë në rritje, pasi po hyjmë në pikun e stinës së dimrit.about:blank

Ajo që është karkateristikë në këtë periudhë, është mbizotërimi i gripit. Në vitin e parë të pandemisë gripi nuk ka qarkulluar fare, edhe në vitin e dytë, ndërsa tani po qarkullon njësoj si përpara pandemisë.

Gripi po qarkullon jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë kontinentin europian.

Janë dy gripe që qarkullojnë, gripi A dhe gripi B. Në fillim qarkullonte në moshat pediatrike dhe tani prek të gjithë popullatën.

Karakteristikë e gripit është temperatura që zgjat më shumë se COVID-i. Nuk janë variante të COVID-it”, tha mjeku.

Artikulli i mëparshëmKur budallallëku vërshon jashtë çantës
Artikulli i radhësShota Baraliu, akuza produksionit të “Big Brother”/ “Më keni gjykuar si të kisha bërë ndonjë krim”