Situata në Ukrainë është gjithmonë e më e vështirë për Moskën, dhe ushtarët e saj në front kanë nevojë për furnizime me mjete të reja, që mund të spostojnë ekuilibrat që deri më tani, në betejat ende aktive në fushëbetejë, po anojnë jo pa habi nga ana e Kievit.
Për këtë arsyeje, Kremlini ka vendosur të dërgojë aty tanket më moderne që disponon.
Bëhet fjalë për tanket T-90, që kanë filluar të ndërtohen fillimisht në 1992, por variantet e fundit e kanë modifikuar shumë, veçanërisht versioni e tyre S, e cila disponon sistemi e quajtur APS, që shmang së tepërmi efekte te sulmeve raketore, si ato të Javelin që kanë shkatërruar qindra mjete të Moskës. Tanku jo vetëm lëshon tymra që bllokojnë vizualisht pamjen dhe sinjale që çorodisin drejtimin e raketave, por orienton armët automatikisht drejt pikës nga ku lëshohet raketa.
Disa nga këto mjete kanë qenë t pranishëm në fushëbetejë, por rrallë herë në numra të mëdha, edhe pse të paktën dy prej tyre që u braktisën gjatë betejës kanë kaluar në pronësi të Kievit, dhe shumë të tjerë janë dëmtuar.
Por paketa APS e përditësimeve antiraketore është një risi në Ukrainë, dhe tanket që po shihen në videot e fundit në Bakhmut tregojnë që ata po përdoren nga forcat elitë dhe mercenarët e Wagner në atë zonë, duke vënë në vështirësi forcat ukrainase.