
Eleni Foureira, këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, ndan përvojat e saj të hershme me racizmin në Greqi. Ajo tregon se si fshehu prejardhjen e saj për shkak të frikës nga reagimet negative. “Kur erdha në Greqi në moshën 19-20 vjeç, mësova se të jesh shqiptar ishte i keqpritur.
Kjo më shqetësonte shumë,” thotë Foureira. Ajo shton se përjetimet e saj i kanë formësuar, por sot është krenare për rrënjët e saj dhe dëshiron të edukojë fëmijën e saj në frymën e pranimit dhe krenarisë për identitetin e tyre.
Foureira rrëfen se është përballur me racizëm dhe përbuzje në fillimet e karrierës së saj, por tani ndjehet e lumtur dhe e realizuar.